Dështon drejtësia e re/ Lirohen autorët e masakrës nga ndërtimet në Durrës, që shkaktuan viktima në tërmetin e 26 Nëntorit 2019

Tre vite pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë, Gjykata e Durrësit shpalli të pafajshëm katër prej të pandehurve për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve, ndërsa dënoi me kusht 3 ish-punonjës të ALUIZNI-t të akuzuar për shpërdorim detyre.

 Gjykata e Durrësit jep 4 pafajësi dhe 3 dënime me kusht për 12 viktima të tërmetit.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës shpalli vendimin ndaj shtatë të pandehurve që fajësoheshin për shembjen e tre godinave, që shkaktuan 12 viktima gjatë tërmetit vdekjeprurës së 26 nëntorit 2019. Ministria e Rindërtimit në fakt ka qenë një dështim total pasi në Durrës ka ende banesa të dëmtuara nga tërmeti. Ndërsa një tregues i fundit është se qytetarët të cilëve u është dëmtuar banesa nga tërmeti nuk po presin më ‘lëmoshën’ nga qeveria, por janë larguar në emigrim, e një pjesë e tyre për të mos u kthyer më kurrë. E njëjta histori zgënjimi është edhe në zonat e tjera të prekura nga dëmtimet. Në Tiranë lista e banesave të dëmtuara ka rënë në duart e patronazhistëve dhe janë ata, të cilët vendosin se kush do të marrë shpërblim e kush jo. Tre vite pas tërmetit shkatërrimtar që goditi Shqipërinë, Gjykata e Durrësit shpalli të pafajshëm katër prej të pandehurve për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve, ndërsa dënoi me kusht 3 ish-punonjës të ALUIZNI-t të akuzuar për shpërdorim detyre. Gjyqtari Artur Prenga arsyetoi gjatë shpalljes së vendimit të hënën se organi i akuzës dështoi të provonte lidhjen mes të akuzuarve dhe shembjes së tre ndërtesave – hotelit ‘Mira Mare’, shtëpisë së familjes Lala dhe një pallati 6-katësh, ku humbën jetën 12 vetë. Prenga shpalli dënime me kusht për ish-zyrtarët e Aluiznit që fajësohen për procesin e legalizimit të ndërhyrjeve dhe ndërtimit në tre godinat. Të pafajshëm u shpallën Artur Terziu – pronar i lokalit Barons në pallatin 6-katësh të shembur si pasojë e ndërhyrjeve në strukturë, ish-kreun e ALUIZNIT Flamur Gjuzi, ish-kreun e IKNT-së Durrës, Artur Çela dhe arkitekten Neviana Isufi. Ndërkohë ish-zyrtarët e ALUIZNI-t Skerdi Bello, Albert Qetka dhe Aldo Dekovelli u gjetën fajtorë për shpërdorim detyre. Bello dhe Dekovelli u dënuan me 1 vit e 6 muaj burg, që u konvertua në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe u zbut më tej në dy vjet dënim me kusht dhe 5 vjet heqje të drejte për punë në administratë publike. Qetka u dënua me 1 vit burg, konvertuar në 8 muaj nga gjykimi i shkurtuar dhe përfundimisht të konvertuar me 180 orë punë publike dhe ndalimin 5-vjeçar për të ushtruar funksione publike. Madrit Kullolli, një nga tre prokurorët që përfaqësuan akuzën në këtë gjykim, i tha BIRN se çështja do të ankimohej. Nga ana e tyre edhe avokatët e të dënuarve këmbëngulën në pafajësi. Një ish-banore e pallatit 6-katësh ku humbën jetën dy gra dhe që u pretendua se u shemb për shkak të ndërtimit të lokalit ‘Baron’s’ në katin e parë të tij, i tha BIRN se ishte e zhgënjyer, por edhe se e prisnte një vendim të kësaj natyre.

 

NOA