Xhelal Mziu: Në komisionet hetimore do të thirren më tepër se 35 dëshmitarë

17
Sigal

Tema e ditëve të fundit ajo e dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e së paku dy komisioneve hetimore parlamentare është shndërruar në temë diskutimi në shumë mjedise në Shqipëri. Së fundmi deputeti demokrat Xhelal Mziu në një dalje televizive të martën komentoi komisionet hetimore të ngritura në parlament, për koncesionet në shëndetësi dhe informacionet e dala nga sistemi TIMS. Për deputetin Mziu, demokratëve i’u deshën 5 muaj betejë nga opozita, që të ngriheshin Komisionet Hetimore. Sipas tij në komisionet hetimore do të thirren më tepër se 35 dëshmitarë mes tyre kryeministri Rama dhe ish-ministra. “U desh një betejë 5-mujore për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Dy koncesionet që po hetohen, për ne janë korruptive. Kryetari i Komisionit Ndreca është në konflikt interesi, sepse ka qenë avokat. Korrupsionin e kanë vërtetuar edhe institucione të tjera serioze. Më shumë se 35 dëshmitarë do të flasin në Komisionet Hetimore. Ndër ta është edhe kryeministri dhe ish-ministra. Katër muaj nuk janë shumë, por do ta dimë që ta shfrytëzojmë më së miri”, u shpreh Mziu.