Drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës,Xhelal Mziu ka zhvilluar takime derë më derë me banorët e fshatrave Erebarë dhe Dovolan, ku ka dëgjuar nga afër shqetësimet e tyre për gjendjen e bujqësisë, mungesën e mbështetjes dhe largimin e të rinjve nga zonat rurale.
Mziu ka prezantuar programin e PD-së si një paketë dhembshurie, e cila synon të sjellë ndryshim të vërtetë për qytetarët. Programi përfshin rritjen e pensioneve dhe ndihmës ekonomike, paga minimale më të larta, si dhe bonuse të konsiderueshme për lindjet e reja.
Për fermerët, PD premton mbështetje financiare direkte, ulje taksash, sigurim shëndetësor dhe ndihmë për shitjen e prodhimeve.
Xhelal Mziu:
Takime derë më derë në fshatrat #Erebarë dhe #Dovolan, ku kemi dëgjuar shqetësimet dhe brengat e qytetarëve.
Bujqësia ka degraduar, rinia është larguar dhe fermerët po luftojnë pa mbështetje.
Por ka një shpresë:
Partia Demokratike ka një program që vendos qytetarët në qendër.
Një paketë e dhembshurisë që sjell mundësi reale për të gjithë:
Pension minimal 200 €
Ndihmë ekonomike 200 €
Paga minimale 500 €
Bonus prej 1000-4000 € për çdo fëmijë që lind
Për fermerët, PD ka parashikuar:
Mbështetje direkte financiare për prodhuesit bujqësorë
Ulje taksash për bizneset dhe fermerët
Sigurim shëndetësor dhe mbështetje për mjetet dhe teknologjitë bujqësore
Ndihma për shitjen dhe eksportimin e produkteve bujqësore
Të bashkohemi për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë tonë, për fermerët dhe çdo familje që meriton mundësi më të mira!
Ne do të fitojmë