Takim me strukturat e Partisë Demokratike të grupseksionit të Selisht Dibër !
Një pritje madhështore si asnjëherë në këto 30 vite demokraci, qytetarë me zemër të madhe, por të nëpërkëmbur në këto 8 vite nga rilindja kriminale !
Si drejtues politik i Qarkut të Dibrës.
Së bashku me kryetarin e degës së PD z. Naim Gazidede, Luan Haka,
Xhemal Delishi
dhe Petrit Doda, në maratonën e takimeve për të parë dhe për tu njohur nga afër me problemet, me të cilat qytetarët përballen çdo ditë në zonat e tyre dhe shpalosjen e programit të qeverisë #Basha !
Hajdutët e “sektit” Rilindjes kanë braktisur qytetarët dhe qeverisin vetëm për interesat e tyre dhe të një grushti “klientësh”
Sojmenët e policisë së shtetit janë sulur si në luftë kundër banorëve të selishtës për drutë e zjarrit 

Probleme me pronësinë dhe azhornimin e tokave në të gjithë njësinë administrative

Në 8 vjet asnjë mbështetje për fermer, bujk, blegtor e agro turizëm

Arsimi ka degraduar, shkolla të shkatërruara, mësues militantë pa arsim, profesionistët nën presion nga rilindja

Mungojnë qendrat shëndetësore e mjeku i familjes

Qytetarët Dibranë qeverisen nga deputete e importuar si Xhaxhka dhe rilindas të komanduar dhe të inkriminuar vendor, injorantë e banditë, ushtarë të Rilindjes

Qytetarët e Selishtës, do ti thonë STOP të keqes dhe PO të mirës #PlatformësBasha 

Pas 25 prillit Qeveria Basha, do zbatoj politika punësimi duke hapur 110 mijë vende të reja pune për punësimin e të rinjëve, por dhe rikthimin e emigrantëve. 









Do investohet në infrastrukturë arsimore, dhe pages të 90% të tarifës së studentëve, bursa dhe 1/2 bursa për studentët 




