Me shumë kënaqësi zhvillova këtë herë një bashkëbisedim të hapur me studentë korçarë të ekselencës për të dëgjuar dhe mbajtur shënim problemet e tyre, të shtuara ndjeshëm për shkak të pandemisë.
Sfidat e shumta të mësimit online, vështirësitë në teknologji e praktika mësimore, mungesa e meritokracisë dhe vendeve të reja të punës pas diplomimit, janë disa nga shqetësimet më të mëdha, që ata kanë.
Korça i ka të gjitha potencialet për t’u dhënë mundësitë dhe shanset e barabarta të rinjve të talentuar për të mos emigruar në vendet fqinje, Greqi dhe Maqedoni të Veriut.
Të bëjmë çdo përpjekje për të ndalur shpopullimin e Shqipërisë duke mbështetur rininë dhe studentët, dëgjuar zërin dhe rritur pjesëmarrjen e tyre në çdo nivel përfaqësimi.
Në demokraci forca e popullit qëndron tek vota dhe referendumi i 25 prillit është një mundësi historike për hapur një epokë të re të ndryshimit të madh për të rinjtë.
Kjo kërkon së pari standarde europiane në edukimin dhe formimin profesional të tyre.
Mbështetja për studentët e ekselencës dhe më të talentuarit është detyrë e shtetit dhe shërbimi më i mirë për të ardhmen tonë europiane.