Meta: Media ka rol të rëndësishëm në promovimin e turizmit

404
Po mbahet në Tiranë, asambleja e 25-të e agjencive të lajmeve të Mesdheut. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe kreu i parlamentit Ilir Meta. Ai tha se media luan një rol të rëndësishëm në promovimin e turizmit dhe në rastet kur mediat nuk pasqyrojnë realitetin, atëherë kjo sjell probleme për të gjithë.
“Është e rëndësishme që vendet e Mesdheut të kuptojnë rëndësinë që ka ky rajon për zhvillimin e turizmit kryesisht. Me një bukuri dhe pasuri të trashëgimisë kulturore nga më të veçantat dhe më të rëndësishmet dhe duhet një bashkëpunim për të kuptuar rëndësinë e stabilitetit. Duhet ta cilësojmë Mesdheun si një rajon të përbashkët, ku të dominojë fryma e bashkëpunimit dhe media këtu ka një rol të rëndësishëm. Jam i kënaqur që vitet e fundit ka pasur një rritje të numrit të turistëve serbë në Shqipëri”, deklaroi Meta.
Sigal