Drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka zhvilluar një takim me drejtuesit e shtabit të qarkut dhe kandidatët për deputetë për strategjitë për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
Fushata tashmë në kulmin e betejës
Sot, me drejtuesit e shtabit të qarkut dhe kandidatët për deputetë, hodhëm themelet e strategjisë sonë për fitoren në zgjedhjet e 11 majit.
Angazhimin, për të trokitur në çdo derë, për të folur me çdo qytetar, dhe për të prezantuar programin madhështor të Partisë Demokratike.
Kandidatët tanë dhe ekipet që i mbështesin do të jenë në çdo lagje, në çdo rrugë e në çdo shtëpi — për të dëgjuar, për të bashkëbiseduar dhe për të fituar besimin e qytetarëve.
Çdo votë ka rëndësi. Çdo zë ka vlerë.
Bashkë do të arrijmë objektivin tonë: fitoren!
Po forcojmë organizimin në çdo degë dhe grup-seksion, duke vënë në funksion të plotë të gjitha asetet që kemi në terren.
Më 11 maj fitojmë së bashku!
Votoni PD-ASHM, nr., në fletën e votimit.