Xhelal Mziu i vendosur: Nuk e lëshoj zyrën, është vendimi i 85% të shqiptarëve

631
Sigal

Xhelal Mziu mbetet i vendosur për të mos liruar zyrën e bashkisë së Kamzës, në të cilën është shpallur fitues në zgjedhjet e 30 qershorit Rakip Suli i Partisë Socialiste.

Pas daljes nga takimi me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë blu, Mziu pati këtë koment për median.

Pyetje: Edhe nëse jua kërkon Lulzim Basha nuk do të dilni nga zyra?

Mziu: Nuk ka lidhje Lulzim Basha. Ne interpretojmë ligjin dhe kemi lexuar votat popullore. Ky është mendimi i shumicës së shqiptarëve, 85%.

Kjo ishte mbledhja e dytë e Bashës me kryetarët e bashkive të PD-së, pas asaj të një dite më parë.