Vendim i marrë nga opozita’/ Kryebashkiaku i Mallakastrës: ‘Nuk e lëshoj zyrën pa u bërë zgjedhje të ndershme’

424
Sigal

Pas takimit në Seli me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetarët e bashkive të djathta kanë vendosur njëzëri për të mos lëshuar zyrat.

Për kryetarin e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj, zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të njihen nga demokratët, pasi sipas tij ato janë nul.

Kapllanaj tha se ky është një vendim i grupit dhe se të gjithë kryebashkiakët në ikje të PD-së do të ndjekin të njëjtin skenar duke mos i liruar zyrat.

Më tej Kapllanaj u shpreh se demokratët po përgatiten për zgjedhje më 13 tetor, dhe vetëm nga ajo garë do t’i lirojnë zyrat, nëse kandidatët e tjerë fitojnë.

“Do ta lirojmë zyrën kur të vijë pasardhësi jonë i zgjedhur sipas ligjit. Kur të ketë zgjedhje jo votime, këto votime nuk i njohim. Ky është vendim i marrë, i bërë i ditur edhe nga opozita nga kryetari, ky është një vendim që e kemi shprehur disa herë këto janë zgjedhje farsë, nul nuk do të njihen. Do vazhdojmë të qëndrojmë në detyrën tonë. Nëse do të vijë të fitojë në zgjedhjet e tjera, ne do ta mirëpresim do t’i dorëzojmë shiritin sipas rregullave. Nuk mbaj me dhunë asnjë zyrë, por do t’i shërbejmë qytetarëve. Nuk është problemi nëse e kërkon Basha apo dikush tjetër, zgjedhjet janë nul, janë votime për Partinë Socialiste”, tha Kapllanaj për mediat.