Xhelal Mziu: Gjendja e rrugës Kishavec skandaloze,Rilindjes i interesojnë dibranët vetëm për votime

44
Sigal
Drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu ka denoncuar gjendjen skandaloze të rrugës Kishavec, në njësinë administrative Kastriot Bashkia Dibër. Ai theksoi se Rilindjes  nuk i interesojnë qytetarët dibranë për mirëqenie, punësim e infrastrukturë, por i duhen vetëm për votime.
Ja reagimi i tij:
“Standarti i rrugëve Rilindja 2025
Kjo është gjëndja e rrugës Kishavec, në njësinë administrative Kastriot Bashkia Dibër!
Rilindjes nuk i interesojnë qytetarët dibranë për mirëqenie, punësim e infrastrukturë, por dibranët i duhen vetëm për votime!
Në platformën e saj qeverisëse 2025-2029 do të investohet çdo infrastrukturë publike në qarkun Dibër.”