Berat, plagoset me thikë 85-vjeçari në një lokal, autori në kërkim

39
Sigal

Plagosje me thikë në një lokal në lagjen “Çelepias” në Berat. Autori Asllan Fatiu ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar me thikë në bark një 85-vjeçar i cili ndodhet në spital.

I plagosuri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ndërsa autori është larguar nga vendngjarja.

Berat/Informacion paraprak

Rreth orës 19:00, në lagjen, Çelepias, Berat, në ambientet e një lokali, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. F., 37 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin T. B., 85 vjeç , i cili ndodhet në spital.

Shërbimet e Policisë, ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.