Vasili shpërthen në akuza për Ramën: Hipokrit, hyzmeqar i krimit, sharlatan e i shkretuar nga morali

533
Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza e fyerje ndaj kryeministrit Edi Rama. Pas seancës së djeshme kur maxhoranca votoi kundër arrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ‘përplasjes’ së Ramës me gazetarët, Vasuili thotë se krimi fitoi kryeministrin dhe shqiptarët e humbën.
“Krimi fitoi publikisht kryeministrin, shqiptarët pa kryeministër.
Kriminalizim i qeverisjes u vulos me votimin e djeshëm të maxhorancës së rilindjes.
Ky votim është një faqe e zeze e pashlyeshme moralisht dhe politikisht për kryeministrin, që ka derdhur tonelata të tëra morali, hipokrizie dhe dëngla puritanizmi në publik e kudo gjetkë.

Sot edhe shqiptari më indiferent e ka shumë të qartë se në krye të qeverisë është një hipokrit pa principe, hyzmeqar të krimit, të shkretuar nga idetë dhe të boshatisur nga morali dhe integriteti njerëzor.

Dje krimi fitoi publikisht një mik kryeministër, qytetarët humbën përfundimisht kryeministrin, ndërsa media zbuloi sharlatanin arrogant të trembur nga fjala e lirë”, shkruan Vasili.
Sigal