Drejtuesi politik i Qarkut të Dibrës, Xhelal Mziu ka denoncuar një akt të hapur shkeljeje elektorale në Dibrës, ku vendi ishte mbushur me dhjetëra furgonë të ardhur nga rrethet për të mbushur mitingun e PS.
Në 30 furgonë, po të marrim një mesatare me 20 vende, rezulton se plot 600 persona janë transportuar për në Dibër. Mziu e cilëson skandal faktin ku administrata publike ka mbyllur dyertë që orën 13:00, duke lënë kështu taksapaguesit dibranë pa shërbim brenda orarit zyrtar, vetëm që të prisnin kryeministrin.
Ja reagimi i Mziut:
Skandal në Dibër!Administrata publike në gjithë qarkun e Dibrës mbyll dyert që nga ora 13:00 për të pritur Kryeministrin.Dhjetëra furgonë e autobuzë zbarkojnë në sheshin e shkollës profesionale.Ky është krim zgjedhor, shteti ka rënë!