Drejtuesi politik i PD për qarkun e Dibrës , Xhelal Mziu, ka denoncuar një tjetër aferë të rëndë korruptive në Bashkinë Klos. Bëhet fjalë për rrugën Xibër–Guri i Bardhë, e cila, ndonëse u asfaltua vetëm një javë më parë, asfalti ka nisur të dalë ende pa u shtruar mirë.
Sipas Mziut, kjo rrugë ka kushtuar plot 1.2 milionë euro, por cilësia e punimeve tregon se kemi të bëjmë me një tjetër “asfalt elektoral”, të përdorur për të mashtruar qytetarët dhe për të blerë votat e tyre me investime false dhe jofunksionale.
” I bëjmë thirrje prokurorisë dhe institucioneve të drejtësisë të hetojnë këto tendera, ku paratë publike vidhen dhe standardet shkelën në mënyrë flagrante. , u shpreh Mziu.
Ai shtoi se banorët e këtyre zonave nuk mund të mashtrohen më dhe se 11 maji do të jetë dita e ndëshkimit qytetar ndaj atyre që, sipas tij, kanë kthyer bashkitë në instrumenta për vjedhjen dhe mashtrimin elektoral.
Postimi i plotë :
