Nga Besart Xhaferri/
Pak minuta pasi Kryeministri Edi Rama u shpalli luftë pa kompromis tregtarëve ambulantë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, përmes një reagimi, ia kujtoi Edi Ramës se problemi madhor i këtij vendi janë kartelet e drogës që kanë minuar ekonominë dhe sigurinë.
Paralajmërimi i Ambasadës Amerikane për Edi Ramën lidhur me kartelet është i qartë, pasi ata tashmë e dinë shumë mirë se kush është arkitekti i pastrimit të parave të drogës në ndërtim dhe turizëm.
E vetmja forcë politike në këtë vend që ka dëshmuar se e lufton krimin e organizuar është Partia Demokratike, e cila përgjatë viteve 2005–2008 goditi grupet kriminale më të rrezikshme në vend, krerët e të cilëve u liruan nga Rama pas vitit 2015.
Do të jetë Partia Demokratike ajo që do ta finalizojë kërkesën e Trump për të asgjësuar kartelet e drogës që Edi Rama lejoi të lulëzonin në vendin tonë!





















