Krahasimi më 2013 është kryefjalë e statistikave të Rilindjes, por është ky krahasim që ekspozon krimin më të rëndë të Rilindjes zbrazjen e vendit nga të rinjtë.
Në censin e 2011 rezultonte se në Shqipëri, kishte 268, 756 të rinj të moshës 15-19 vjeç, teksa nga Censi i 2023 i publikuar vetëm pa muaj më parë rezulton se në Shqipëri kanë mbetur vetëm 142, 943 të rinj të moshës nga 15 deri në 19 vjeç.
Sado të nxjerrin papagaj të rinj nëpër studio që recitojnë porosinë e Endri Fugës se është problem global, as në vendet e luftës nuk ka rënie në këto % të rinisë!
Këto shifra janë edhe më dramatike nëse marrim parasysh marshin e manipulimit Censit dhe eksodin e vitit fundit.
Arkitekti i këtij eksodi dramatik është Edi Rama, i cili e detyroi popullin e tij të ndërmarrë një eksod të paprecedentë, duke konkuruar në shifra sirianët që braktisën vendin e tyre në luftë.
Pasojat e korrupsionit mund të rikuperohen brenda një dekade, por pasojat e eksodit të rinisë nuk i rikuperojmë dot në disa dekada.
Largimi i Edi Ramës është një emergjencë kombëtare.