Xhixho takim me deputetë britanikë: I informova mbi persekutimin politik ndaj liderëve të opozitës dhe Presidentit të PL, Ilir Meta!

Zëvendëspresidentja e PL, Erisa Xhixho, njëkohësisht deputete e kësaj force politike mori pjesë në takimin e delegacionit të deputetëve të opozitës shqiptare në Parlamentin Britanik.

Gjatë vizitës, në kuadër të të forcimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, Xhixho e vuri theksin te rëndësia jetike e Shqipërisë për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, shitblerja e votës, kriminalizimi i procesit, përdorimi i resurseve shtetërore në funksion të zgjedhjeve, presioni ndaj qytetarëve, probelmatika të cilat  janë evidentuar edhe në raportet e fundit të OSBE-ODIR.

Sigal

Gajtë takimit me homologët britanikë nga Partita Konservatore dhe Partia Kombëtare e Skocisë, Xhixho gjithashtu, informoi deputetët edhe mbi shqetësimin e persekutimit politik ndaj liderëve të opozitës dhe izolimin politik të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Rivendosja e shtetit të së drejtës, kontrolli dhe balancimi i pushteteve dhe pavarësia e drejtësisë, mbeten sfidat e mëdha të shoqërisë shqiptare, theksoi Xhixho gjatë bisedës me deputetët britanikë.

Një shqetësim tjetër, në focus të takimit mes numrit dy të PL dhe  deputetëve britanikë, ishte edhe largimi masiv i të rinjve nga vendi, që sa vjen e merr përmasa më të mëdha prej keqqeverisjes, korrupsionit dhe mungesës së perspektivës.

Në qendër të diskutimeve mes Xhixhos dhe ligjvënësve britanikë, gjithashtu ishte edhe situata e krijuar në Kosovë, prej sulmeve terroriste që dirigjohen nga Beogradi, me synimin e qartë për të krijuar destabilitet, çka shkon në favor të strategjisë së Rusisë, e cila po përdor Serbinë për të përmbushur qëllimet e veta në rajonin e Ballkanit.

‘Indiferenca dhe heshtja përballë veprimeve të tilla mund të inkurajojë përshkallëzim të veprimeve të koordinuara serbo-ruse në të ardhmen’, citohet të ketë thënë zv.presidentja e PL, Erisa Xhixho.

Statusi

Vizitat e deputetëve shqiptarë në Parlamentin Britanik, është gjithmonë një mundësi e mirë për të forcuar bashkëpunimin ndërparlamentar; për të diskutuar dhe për të ndarë përvojat respektive, për të informuar reciprokisht njëri-tjetrin etj.

Gjej rastin të falënderoj Ëestminister Fondation for Democracy, që na mundësoi një vizitë shumë të vlefshme dhe dobiprurëse në Parlamentin Britanik, ku ndër të tjera pata edhe rastin të takoj zotin Martin Vickers deputet i Partisë Konservatore si dhe dhe Stephen Gethins, deputet i Partisë Kombëtare të Skocisë, të cilët i falënderova për gjithë mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Shqipërisë në forcimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Për Shqipërinë mbeten të një rëndësie jetike zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ku problemi më i madh mbetet shitblerja e votës, kriminalizimi i procesit, përdorimi i resurseve shtetërore në funksion të zgjedhjeve, presioni ndaj qytetarëve, që janë evidentuar edhe në raportet e fundit të OSBE-ODIR.

Për të rikthyer besimin e qytetarëve tek vota e lirë, mbetet zgjidhje e domosdoshme krijimi i një qeverie teknike për të garantuar standardin e zgjedhjeve.

Gjatë bisedës me kolegët britanikë, unë ngrita edhe shqetësimin e persekutimit politik ndaj liderëve të opozitës dhe izolimin politik të Presidentit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta.

Rivendosja e shtetit të së drejtës, kontrolli dhe balancimi i pushteteve dhe pavarësia e drejtësisë, mbeten sfidat e mëdha të shoqërisë shqiptare.

Një shqetësim tjetër që ndava me deputetët britanikë ishte edhe largimi masiv i të rinjve nga vendi, një plagë e rëndë që sa vjen e merr përmasa më të mëdha prej keqqeverisjes, korrupsionit dhe mungesës së perspektivës.

Natyrisht që nuk mund të mos ndaja shqetësimin e madh për situatën e krijuar në Kosovë prej sulmeve terroriste që dirigjohen nga Beogradi, me synimin e qartë për të krijuar destabilitet, çka shkon në favor të strategjisë së Rusisë, e cila po përdor Serbinë për të përmbushur qëllimet e veta në rajonin tonë.

Indiferenca dhe heshtja përballë veprimeve të tilla mund të inkurajojë përshkallëzim të veprimeve të koordinuara serbo-ruse në të ardhmen.