Vuçiç: Heqja e taksës, kusht për vijimin e dialogut me Kosovën

450
Sigal

“Heqja e vendimit për taksën ndaj produkteve me origjinë serbe është kushti i Beogradit për vijimin e dialogut me Kosovën”. Deklarata vjen nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pas takimit me ambasadorin rus në Beograd, Alekander Cepurin.

“Serbia është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në të ardhmen, por normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi do të bëhet vetëm nëse anulohet vendimi i paarsyeshëm për taksën”, -është shprehur Vuçiç pas takimit.

Ndër të tjera në takim Vuçiç e Cepurin diskutuan edhe për situatën në rajon si edhe vizitën e Presidentit rus, Vladimir Putin, pak ditë më parë në Serbi