Vokshi: Skandal! Qeveria u dha ndihma vetëm 4 mijë familjeve (VIDEO)

392
Sigal

Në një reagim në facebook, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi thotë se qeveria i ka braktisur qytetarët në skamje dhe ata përdoren vetëm për të pozuar që t’i hedhë kryeministri në rrjetet sociale.

Vokshi thekson se qytetarët që janë ndihmuar vërtetë janë vetëm katër mijë familje bazuar në dokumentet zyrtarë.

“Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shpërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë”, shkruan Vokshi.

Reagimi i Vokshit:

Nuk ka asgjë për t’u besuar në ato që thotë Edi Rama. Faktet tregojnë se qeveria i ka braktisur njerëzit në skamje. Ata përdoren për të pozuar për facebookun e Edi Ramës dhe njëherë dalin 600 mijë, një herë 200 mijë, varet nga nevoja e çastit për propagandë. Fatkeqësisht, e vërteta nuk ka lidhje me ato që thotë Edi Rama dhe kopjet e tij më qeveri. Dokumentat zyrtarë tregojnë se qeveria ka shpërndarë ushqime vetëm për 4 mijë familje në të gjithë vendin. Një skandal i vërtetë, po të llogarisësh milionat e eurove që shoërdorohen me koncesione dhe tendera sekretë korruptivë.

Gepostet von Albana Vokshi am Freitag, 17. April 2020