Vladimir Putin miraton ligjin që i mundëson qëndrimin në pushtet deri në vitin 2036

234
Sigal

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka kthyer në ligj projektligjin kontrovers, që i mundëson atij potencialisht të mbetet në pushtet deri më 2036.

Projektligji, i cili është miratuar së fundmi nga të dyja dhomat e Parlamentit, harmonizon ligjet zgjedhore me ndryshimet kushtetuese, të cilat janë miratuar nga votuesit vitin e kaluar.

Nëse ai mbetet në pushtet deri në 2036, mandati i tij do të tejkalojë edhe atë të Joseph Stalin, i cili drejtoi Bashkimin Sovjetik për 29 vjet, duke e bërë Putin udhëheqësin më jetëgjatë të Moskës që nga perandoria Ruse, raporton The Guardian

Sipas ligjeve aktuale për zgjedhjet, një presidenti i ndalohet gara për një mandat të tretë gjashtëvjeçar. Putin është duke kryer mandatin e dytë gjashtëvjeçar.

Sipas rezultateve të një sondazhi të kryer nga organizata e pavarur Qendra Levada, 41 për qind e rusëve nuk e duan Putinin në pushtet pasi t’i skadojë mandati më 2024.