Itali/ Maskoheshin si punëtorë, por merreshin me drogë. Shkatërrohet organizata krīminale, pesë shqiptarë të arrestuar

334
Sigal

Policia italiane ka arritur që të shkatërrojë një organizatë kriminale në shpërndarjen e lëndëve narkōtike.

Organizata e mirëfilltë, që kishte lidhje edhe me grupe të tjera që merreshin me trafik drōge, kishte në përbërje pesë shqiptarë dhe një italian, raportojnë mediat e vendit fqinj, ndersa hiqeshin sikur ishin punëtorë.

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët dhe një italian, që të gjithë të moshës nga 29 deri 46 vjec. Hetimet janë nisur nga Prokuroria e Firences, ndërsa u zbulua se një shqiptar kishte për detyrë që të siguronte automjete për grupin, për të bërë shpërndarjen e lëndës narkōtike, kōkainë, hashāsh dhe marīhuanë.

Është vërtetuar se më datë 8 qershor, banda donte t’i shiste 1 kilogramë kokainë një grupi senegalez. Marrëveshja shkoi keq, pasi senegalezët me anë të kërcënimit me armë, morën drōgën pa dhënë asnjë para mbrapsht. Është zbuluar se kjo bandë trafikonte sasi të konsiderueshme drōge në territorin e veriut të Italisë.

Një shqiptar u arrestua në vendngjarje, pasi u kap në flagrancë me posedim drōge. Një tjetër shqiptar, i shpallur në kërkim si pjesë e bandës krīminale, u kap në tentativë për të ikur nga Italia e për të ardhur në Shqipëri.