Vjeshta mund të sjellë rikompozim të qeverisjes

37
Sigal

Flet Prof.Paskal Milo: Fakte ulëritëse! Teoria se përgjegjësia është individuale, nuk qëndron. Qeveria nuk mund të justifikohet më me këtë slogan, pasi ajo është përgjegjëse direkt për veprimet dhe mosverimet e zyrtarëve të qeverisë dhe administratës. Nuk janë 1 apo 2 raste por kemi të bëjmë me një fenomen që po mbanë peng integrimin e vendit në BE. Shtatori kërkonë rikompozim të thellë të qeverisë dhe shqiptarët duan figura të reja

Nuk mund të justifikohet më me sloganin është përgjegjësi individuale dhe qeveria nuk mban përgjegjësi”– deklaroi ai. Milo shtoi se vjeshta mund të sjellë rikompozim të qeverisjes dhe duhet parë kompozimi i ri…

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, për kërkesën e SPAK lidhur me arrestimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, thotë se korrupsioni me këtë shfaqje të fundit dëshmon nivele të larta, të cilat kanë qenë dyshuar për vite të tëra. Milo tha se vjen momenti dhe shfaqen dhe fakti që tashmë ndodhen në burgim apo paraburgim, apo gati për të shkuar në paraburgim, ish-ministra, ish-kryetarë bashkish, tregon që korrupsioni ka kapur edhe nivelet më të larta të administratës aktuale dhe është një fenomen para të cilit askush nuk mund të mbyllë sytë. Sipas tij, duhet të përputhen deklaratat me veprime aktive urgjente, teksa shtoi se lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet e Bashkimit Europian. “Këto fakte janë ulëritëse, duhet ta shohim realitetin në sy, ata që janë përgjegjës nuk duhet të tërhiqen mënjanë, teoria se përgjegjësia është individuale nuk qëndron. Nuk kemi të bëjmë me një rast apo dy, rastet po shumohen, mund të ketë dhe të tjerë që së shpejti mund të bien në rrjetën e drejtësisë për të tjera çështje. Ky është një fenomen ulëritës, që duhet pranuar si fenomen. Duhet bërë çmos që të goditet deri në rrënjë. Kryeministri përsa kohë është kryetari i qeverisë dhe bën përzgjedhjen e anëtarëve të kabinetit të tij, nuk mund të anashkalojë përgjegjësinë se shkon në kundërshtim me realitetin. Kanë ndodhur incidente në qeveritë e mëparshme dhe do ndodhë me anëtarë të kabineteve qeveritare, penalizohen, japin dorëheqjen dhe përfundojnë në burg. Shqipëria nuk mund të përjashtohet nga këto fenomene se nuk janë përjashtuar as vendet më demokratike, por në momentin që brenda një qeverisje janë disa raste njëri pas tjetrit, tregon se nuk kemi të bëjmë me një fenomen të izoluar, por se po merr shkallën e përgjithësimit. Për këtë arsye nuk mund të justifikohet më me sloganin është përgjegjësi individuale dhe qeveria nuk mban përgjegjësi” – deklaroi ai. Milo shtoi se vjeshta mund të sjellë rikompozim të qeverisjes dhe duhet parë kompozimi i ri, për të parë se sa do të jetë në gjendje qeveria për ta përballur sfidën, teksa tha se qeveria ndodhet në një pikë të dobët të qeverisjes së saj shumë vjeçare. Largimin e Bledi Çuçit dhe caktimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm, ai e sheh se shkarkimi ka një reflektim për ngjarjen që ndodhi në Krujë, për të cilën tha se nuk është fenomen i izoluar por se kanë ndodhur ngjarje të tjera përpara dhe se nuk janë marrë vesh në opinion. “Në këtë moment shkarkimi ishte një akt përgjegjësie për fenomenin, por ishte në të njëjtën kohë edhe një tërheqje e vëmendjes për sensibilitetin, që kanë problemet e rendit publik dhe ruajtjes së pronës apo ruajtjes në fund të fundit të jetës. Është misioni i kësaj qeverie, se vetëm në Shqipëri ndodh që duhet të ndodhin ngjarje dramatike që të japë një ministër dorëheqjen” – tha Milo.