Monopoli celular / Mijëra ankesa asnjë përgjigje, Jorgji Davidi: One Albania po na rrjep, institucionet përgjegjëse heshin


Mijëra ankesa asnjë përgjigje Jorgji Davidi

 Klienti mbifaturohet dhe nuk respektohet kontrata. Kompania One e telefonisë celulare nuk qëndron korekte sipas ligjit dhe detyrimeve me abonentët.

Jam prej kohësh, familjarisht, abonent i rrjetit telefonik “One Albania sha, me nr. cel. 067 25 00 422. Kemi shpresuar që shërbimi celular të na përmirësohet, dhe të lehtësohen pagesat, (sidomos për kategorinë e pensionistëve), por po na ndodh e kundërta: Në qershor 2021 lidha një kontratë për “Home net”. Tek “Ish – Stacioni i Fundit i Tiranës së Re”. Të dhënat e kësaj lidhjeje do të ishin:

  1. Ëi-Fi, emri- Huaëei-8311-72EF
  2. Ëi-Fi pasërd: BMN4L38G63
  3. IP-192.168.8.1 4. Për pagesën mujore, nga cel., do të komunikoja në nr. 068 40 13 740.
Sigal

Tarifa mujore do të ishte 1500 lekë/muaj.

Kur shkova të paguaja muajin e parë, më kërkonin të paguaja 1700 lekë. Kjo padrejtësi më bëri që të ndërpres kontratën dhe ktheva pajisjen. Sipas kontratës kompania do t’më kthente 2000 lekshin, që kisha dorëzuar si garanci, por kjo jo vetëm nuk ndodhi në kohë, po edhe pas shumë kërkesash të përsëritura nuk u realizua.

Për muajin maj 2023 m’u mbifaturuan 750 lekë. Pretendimi: se kisha bërë mesazhe e telefonata jashtë kompanisë, me (Roming), kur kam qenë në Vienë, nga data 24 prill deri 20 maj 2023. Por, telefonat tanë në Vienë, nuk funksiononin. Ne edhe këtu, në Shqipëri: me jashtë, por edhe me brenda komunikojmë me Ëhatsup.

Më thuhet se kam bërë 5 mesazhe me nr. 068 80 89 700, numër ky që nuk e kam në kontaktet e mija. Numëri 068 89 29 700 më del vetëm nga agjentët e reklamave të vet One- it. Kërkova t’ma saktësojnë se i kujt është numëri i pretenduar, që paskam bërë mesazhet, por nuk më tregojnë. Dyshoj se mesazhet janë të realizuar nga numërat e brendshëm të kompanisë, që mbarojnë me …700.

Paraqita ankesën tek dyqani përkatës, shkova edhe tek qendra e Kujdesit të Abonentit, në Rrugën “Muhedin Llagami”, Kompleksi Square 21, Tiranë. Më telefonoi një zonjushë nga nr. 355 68 50 55, por nuk më jepte zgjidhje dhe as më thosh se drejt kujt personi i kisha realizuar mesazhet e pretenduara. Për moskthimin e 2000 lekshit të paisjes së Homenetit, më kërkonte të dhënat, por i gjeta pas shumë kërkimesh nëpër dosje e bibliotekën personale. Në përpjekje për të komunikuar me 144 apo 133, apo dhe në nr. që më mori zonjusha nuk më përgjigjet kush. Shkova përsëri, në orën 09:00 dt.10.07.2023, tek zyrat e kujdesit të abonentit në rrugën “Muhedin Llagami”, por më thanë se duhet të pres deri një muaj për të realizuar zgjidhjen e problemit. Më adresuan në zyrat qendrore në Kashar. Funksionimin e cel. ma kanë ndërprerë që prej 10 ditësh. Në pikat e One-t dëgjon ankesa e pretendime nga shumë klientë. Çfarë po ndodh kështu me One-in?! Po Romingu, që e kemi dëgjuar si shpresë të një zgjidhjeje magjike? Pse po na mbifaturohen pagesa në emër të tij, në vend të lehtësimit?!