VIDEO/ Studentët thirrje para Erion Braçes: I duam tarifat sa ty!

792
Sigal

Pas daljes nga Kuvendi, deputeti i PS Erion Brace është përballur me studentët protestues teksa po ecte në pedonale në këmbë.

Studentët kanë brohoritur me thirrjet: “Turp” dhe “I duam tarifat sa Erion Braçe”, ndërsa deputeti ka vijuar rrugën duke u thënë se ata nuk kanë minimumin e etikës.

Kujtojmë se studentët vijojnë protestën në ditën e 16 të tyre, ndërsa kërkojnë plotësimi e 8 kërkesave.

Studentët protestuan përreth 2 orë para Kuvendit, por pas vendimit për shtyrjen e seancës janë zhvendosur tek Kryeministria.