Operacioni, pranga 8 grekëve dhe shqiptarit të trafikut të drogës

435
Sigal

Tetë grekë dhe një shqiptar, anëtarë të një organizate kriminale të trafikut të drogës, në rajone të ndryshme të Atikës, duke përfshirë qendrën e Athinës, u arrestuan pas një operacioni të policisë greke të Attikës.

Nga kontrolli i shtruar u kapën 2 kg dhe 509.4 gr kokainë, një kilogram dhe 178.7 gram kanabis të papërpunuar, 1.3 gram heroinë dhe 388 gram përzierës për kokainën.

U konfiskuan gjithashtu edhe 37,510 euro, katër makina, një motor, një revolver, katër peshore precize si dhe 24 telefona celularë.

Greqi