VIDEO/ Në pritje të Ramës, Meta që në orën 5:00 të mëngjesit në Presidencë

438
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka hyrë në Presidencë në orën 5:00 të mëngjesit të sotëm për të pritur kryeministrin Edi Rama, sipas ftesës së hapur që i ka bërë dje për një takim midis tyre për zgjidhjen e krizës politike.

Në orën 5:00, siç shihet në video, ende natë, Meta ka zbritur nga makina dhe ka hyrë në zyrën e tij.

Meta do të qëndrojë në pritje të Ramës deri në orën 13:00, me qëllim që Kryeministri të gjejë kohë gjatë kësaj periudhe për të ardhur në takim.

Por, Rama e ka refuzuar ftesën dje duke deklaruar se “kemi zgjedhje, jam i zënë”.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka pranuar ftesën dhe do të jetë në takim me Metën në orën 9:00.

REFUZIMI I FTESES NGA RAMA, NE TWITTER: