Pas tryezës me partitë, Meta: Kodi Zgjedhor i mallkuar, na çon në krizë

469
Kreu i Kuvendit Ilir Meta, në një dalje për media pas tryezës që pati me partitë te Kryesia e Kuvendit ka folur lidhur dhe me bojkotimin nga ana e opozitës. Ai me tej ne fjalen e tij u shpreh se “Kodi Zgjedhor i mallkuar, na çon nga kriza ne krize”.
“Nuk po demonstrohet vullneti dhe domosdoshmëria për tu dhënë shqiptareve një proces demokratik. Opozita ka të drejtë e saj që ta quaj si të dojë përpjekjen tonë dhe të timen personalisht, ajo ka të drejtën e saj.
Partitë kanë bërë disa përpjekje për te vendosur dialogu. Është për të ardhur keq që opozita paragjykon dialogun me ultimatumin. Janë bërë disa hapa të rëndësishëm nga ana e mazhorancës aktuale. Garantimi i një gjithëpërfshirje do të bënte të mundu që opozita do të ndihmonte për garantimin e zgjedhjeve dhe do të ishte ajo opozitë që do të ndihmonte të gjithë qytetarët shqiptarë.
Ne kemi bërë çdo përpjekje për një zgjidhje politike. Në momentin që nuk kemi arritur një marrëveshje. Përpjekjet nuk janë shterua . Vendi do të shkojë drejt situatave të paparashikuara.
Palët duhet të ulet të diskutojë për të ndryshuar kodin zgjedhorë për ti dhënë mundësi opozitës që të marrë pjesë në zgjedhje. Jemi duke pritu opozitën, të cilës i janë bërë shumë oferta. Por dhe PD duhet të bëjë hapa. Qeveria teknike nuk duhet të përcaktohet në mënyrë të njëanshme. Ne nuk dua që të bëjmë asnjë veprim pa opozitë për zgjedhjet” tha Meta.
Sigal