(Video) Në marrëveshjen e Kosovë-Serbi i përfshirë dhe Toni Blair, ish-këshilltari Bolton zbulon detaje nga bisedimet mes palëve

333
Sigal

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka zbuluar detaje të reja në lidhje me marrëveshjen Serbi-Kosovë.

Pas deklaratës së bujshme për çështjen e ndarjes së kufijve, ku pohoi se kjo një ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra, Bolton zbuloi se në marrëveshjen midis dy shteteve ka qenë i përfshirë edhe Toni Blair.

Johon Bolton ka zbuluar se edhe ish-kryeministri britanik Toni Blair ka qenë i angazhuar seriozisht për marrëveshjen Serbi-Kosovë, ndërkohë që shton se priste që të arrihej më të vertetë diçka.

“Serbia e Kosova ta zgjidhin marrëveshjen vet. Para një viti dukej se parashikimet ishin shumë të mira. Europiane serioz ishin angazhuar, ndër to Toni Bler u angazhua për marrëveshjen Serbi-Kosovë. Mendova se diçka do të ndodhë. Nëse do isha sot këshilltar i sigurisë kombëtare nuk do të tërhiqesha, por sot nuk jemi siç ishim atëherë.”- tha Bolton.

Kujtojmë se Toni Blair ka qenë eshe ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama, i cili mori këtë detyrë në vitin 2013, sapo kryeministri socialist erdhi në pushtet dhe është paguar shumë shtrenjte për këshillat nga ish-kryeministri britanik.

Ndërkaq ‘Omnia Strategy’ e Cherie Blair, kompania e bashkëshortes së Tony Blair, në një artikull të botuar nga mediat britanike thuhej se mund të ketë marrë gjithsej 645 mijë euro nga qeveria shqiptare që prej vitit 2013, në kohën kur Edi Rama ishte kryeministër, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e qeverisë shqiptare me ‘Rapiscan’, që merrej me skanimin në pikat doganore.

Ndërkohë që në 2016 Toni Bler deklaroi se do të mbyllë firmën e tij të konsulencës, punë në të cilën u fokusua pas largimit nga detyra. Gjithashtu, Bler ka ndihmuar dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke punuar për të si këshilltar.

Sakaq ish-kryeministri britanik, Tony Blair, ka pasur një rol të kyç gjatë ndërhyrjes së e NATO-s në Kosovë, ndërkohë që një vit më parë e ka cilësuar ndërhyrjen e aleancës si një parandalim për humbje të mëtejshme të jetëve në Kosovë dhe që siguroi paqen në Kosovë e Rajon.