VIDEO LAJM/ Ilir Meta: T’i japim 1 milion grushta kësaj bande

473
Ilir Meta dhe Lëvizja Socialiste Socialiste për Integrim do të zhvillojnë sot mitiun e tyre më të madh elektoral në sheshin ‘Nënë Tereza” ku do të prezantojnë kandidatët për deputetë të Tiranës.

në një video mesazh si apel për qytetarët shfaqet Ilir Meta, themeluesi i LSI-së duke bërë thirrjen se Tirana “do të japë sinjalin më të madh të ndryshimit, të shpresës dhe të fitores të së ardhmes së këtij vendi.”

‘Nga 600 mijë vota, të shkojmë në 1 milion grushta kundër kësaj bande,” thotë Meta në video-mesazh duke shpalosur qartë ambicjen e fortë të kësaj partie për të kapërcyer PS-në dhe PD-në.
Sigal