Koronavirusi/ Presidenti Meta kërkoi mbylljen e kufirit më 31 janar (VIDEO)

388
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta, në një prononcim për mediat në 31 janar 2020 i bëri thirrje qeverisë të merrte masa të forta për parandalimin e COVID 19, duke përmendur ndër të tjera dhe masat e suksesshme të marra në vitin 2001 për parandalimin e SARS-it, që ndër të tjera përfshinin edhe mbylljen e kufirit për shtetasit që hynin në Shqipëri nga vendet e prekura nga virusi.

Nga ana saj, qeveria nëpërmjet zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, këmbëngulnin se Shqipëria ishte jashtë zonës së rrezikut nga COVID-19, edhe pse në Italinë fqinje ishin evidentuar rastet e para të prekjes nga koronavirusi.

Nëse kontrollet në kufi apo mbyllja e tyre do ishte realizuar qysh kur Meta bëri thirrje publike, ndoshta sot rastet e të prekurve do të ishin më të pakta.

 

 

 

Deklarata e Presidentit Meta në 31 janar 2020:

Me shpalljen e gjendjes së emergjencës së nivel global nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duhen marrë masat më të forta të mundshme sanitare dhe epidemologjike për të parandaluar këtë virus që të penetrojë në vendin tonë.

Aq më tepër kur tashmë janë konstatuar dy raste në Italinë fqinje, por ndoshta edhe në vende të tjera pranë nesh.Shqipëria ka një përvojë në raste të tilla sikurse ka qenë parandalimi i suksesshëm i SARS-it dikur, ndaj është e rëndësishme të theksohet se çdo nënvlerësim mund të jetë me pasoja kritike.Shpresoj dhe inkurajoj për marrjen e masave më të forta parandaluese.