Vepror Hasani : Korça me 12 persona të vetëkarantinuar, erdhën nga Italia dhe vende të tjera

500
Sigal

Ndërgjegjësohen qytetarët, respektohen masat  paraprake

Nga Vepror Hasani per “Telegraf”

Aktualisht  rrethi i Korçës ka 12 persona të kthyer nga jashtë vendit,  nga Italia apo vende të tjera të Bashkimit Europian, të cilët janë vetëkarantinuar me qëllim mospërhapjen e virusit Corona te personat të tjerë. Personat e vetizoluar i përkasin fshatrave të Njësive Administrative Pirg dhe Bulgares dhe qytetit të Korçës. Deri më tani nga institucionet shëndetësorë nuk është pohuar, infektimi i tyre nga virusi në fjalë, pasi personat nuk kanë asnjë prej shenjave që tregojnë për prekjen nga virusi, siç janë temperatura, kolla e thatë, dhimbja e gjoksit edhe të tjera, por sidoqoftë, kthimi i tyre nga Italia, e cila bën pjesë te zonat e kuqe, solli më shumë kujdes te qytetarët, ndërsa të vetizoluarit kishin shqetësimin nëse ishin prekur nga virusi ose jo.  Sipas burimeve të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor emrat e personave të kthyer nga jashtë vendi ekzistojnë në pikat e kalimit kufitar, (dogana) ku për të gjithë bëhet skedimi i tyre. Tashmë emrat e të ardhurve në Shqipëri nga vende të tjera, ekzistojnë edhe pranë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë. Bërja e ditur e këtij lami solli sensibilizim më të shpejtë te qytetarët, (të rinj e të moshuar), pasi është një rast kur edhe persona të tjerë mund të ishin prekur nga virusi, nëse 12 të ardhurit do të kishin qenë të sëmurë dhe  nuk do të ishin vetizoluar. Të gjëndur përpara një fakti të tillë, qytetarët nisën të kërkojnë mbajtjen e distancave nga njëra tavolinë të tjetra dhe nga një person te tjetri, duke patur kujdes nëse dikush kollitet, ka temperaturë etj. Ndërkaq Drejtoria e Policisë e Qarkut Korçë, në bashkëpunim me inspektorët e Njesive Vendote dhe kryepleqtë e fshatrave po bëjnë identifikimin e personave që kanë kanë patur qëndrime apo udhëtime jashtë vendit, me qëllim karantinimin e tyre.

Bashkia Korcë

Ndërkohë edhe Bashkia e Korçës, ashtu si dy ditë më parë, ka vijuar me marrjen e masave të mëtejshme për parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Nga ana e Drejtorisë së Kontrollit të territorit të kësaj bashkie u ngritën disa grupe task force me qëllim sensibilizimin e pronarve për mbylljen e lokaleve, të bareve, restoranteve, pikave të internetit, po kështu edhe për respektimin e rregullave që parandalojnë përhapjen e virusit corona. Gjithashtu nga grupet e punës u dorëzua urdhërin e Ministres së Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Socale për mbylljen e aktivitetin të tyre deri më 3 prill, ku përfshiheshin edhe biznese të tilla që ofrojnë shërbim nate,  ambiente të mbyllura detikuar argëtimit të fëmijve dhe te rinjve, aktivitete të tjera, si palestra, qendra internet, qendra kulturore dhe argëtimit, ndërsa  për bizneset si bare, restorante, dhe lokaleve që ofrojnë shërbim për klientët duhet të respektojnë  2 metra  distanë për tavolinat dhe një meter larg për personat. Gjitashtu urdhëri parshikonte edhe ndalimin e aktiviteteve sportive, sociale dhe kulturore, ekskurisonet mesimore, të organizuara nga institucionet shkollore dhe  si dhe ndalimin e procedurave për konkurse shkollimi apo specializmi.

 

Mbyllet Tregu Industrial i Korçës

 

Gjithashtu ajo që u vu re ishte mirëkuptimi i plotë i treguar nga bizneset e përmendura më sipër, të cilët u treguan të gatshëm për mbylljen e tyre. Gjithsesi, puna e filluar nuk do të përfundojnë këtu, pasi kontrollet do të jenë të vazhdueshme, me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit që po kërcënon jetën e njerëzve. Një ndër masat e tjera të Bashkisë Korçë ishte edhe mbylla e Tregut Industrial, pranë ish – UMB – së, një nga tregjet më të mëdha të Korçës, me 200 tregtarë. Vendimi u mor nga kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, i cili së bashku me strukturat përgjegjëse, urdhëroi edhe dezinfektimin e mjeteve të transportit pubilik, stacionet e autobuzëve, vendgrumbullimin e mbetjeve urbane etj, ku dezinfektimi do të jetë sistematik; për të vijuar më pas me çerdhet, kopështet, shkollat etj.

 

Pogradec dhe Devoll
Në Doganën e Qafë -Thanës fluksi i lartë

 

Më të njëjtin përkushtim u punua edhe nga dy bashkitë e tjera, Pogradec dhe Devoll

Në Bashkinë e Devollit puna vijoi me dezinfektimin e ambienteve të Doganës së Kapshticës, të institucionet publike, sporteleve të ndryshme, hapësirave publike etj, te të cilat dezinfektimi do të bëhet tri herë në ditë. Gjatë së enjtes u dezinfektuan ambientet e spitalit, të Policisë, Postës  Shqiptare, të Bshkisë, të Zyrave të Gjendejes Civile etj. Ndërkaq, Bashkia e Pogradecit vijoi punën e vet  me dezinfektimin e të gjitha institucioneve publike, ku u përfshinë: Institucioni i Bashkisë, Komisarati i Policisë, linjat e transportit pubik,  hapësirat publike, institucionet arsimore, tregu, trotuaret, zyrat që ofrojnë shërbim për qytetarët, kontenierët e mbeturinave, qendra shëndetësore, konsultorja e fëmijëve, materniteti, poliklinika, urgjenca e spitalit, spitali, institucionet fetare, (kisha dhe xhami),  Dogana e Qafë-Thanës dhe Tushemishtit, parqe, lulishte etj. Gjithashtu, mund të themi se gjatë ditës së enjte në Doganën e Kapshticës nuk pati hyrje-dalje të shumta, gjë që tregon se qytetarët kanë ndërprerë udhëtimet, por krejt ndryshe ishte situata në Doganën e Qafë-Thanës, ku ende ka fluks të lartë levizjesh. Deri më tani numri i tyre shkonte në më shumë se 2.800 persona.  Aktualisht ndërgjegjësimi i njerëzve po bëhet gjithnjë e më i madh. Karantinimi i 12 personave u bë një shembull sensibilizimi, por ende ka njerëz që gjenden jashtë vendit dhe që pritet të kthehen nga dita në ditë.