Ministri Gjiknuri: Hapet tenderi për by-pass-in e Tepelenës, 18 milionë euro për ndërtimin

599
Sigal

Ministri i Infrastrukturës e kishte deklaruar pak kohë më parë, për ndërtimin e lotit të parë të by-pass-it të Tepelenës dhe të ndërtimit të rrugës Kardhiq-Sarandë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për ndërtimin e lotit të parë të by-pass-it të Tepelenës. Projekti përfshin lidhjen e dy segmenteve rrugore, atë të segmentit Levan-Tepelenë në hyrje me segmentin në dalje Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë, si pjesë e korridorit Veri-Jug. Fondi limit nga buxheti i shtetit, caktuar për kryerjen e punimeve është rreth 2.4 miliardë lekë, ose rreth 18.9 milionë euro me kursin aktual të këmbimit. Kohëzgjatja e punimeve do të jetë 22 muaj pas nënshkrimit të kontratës, që llogaritet që segmenti të jetë i përfunduar në qershor të vitit 2020. Rruga e re do të shtrihet përgjatë rrugës ekzistuese 2.7 kilometra, ndërkohë që gjatë punimeve nuk do të preket trafiku rrugor, pasi është parashikuar një rrugë shërbimi brenda qytetit për devijimin e trafikut. Ky segment do të realizojë lidhjen edhe me Kardhiqin, ndërsa do t’i japë mundësi hapjes së projektit të lotit të radhës së rrugës Korçë-Ersekë.