“Turp!, Spartak Ngjela me deklaratën e fortë: E nga të mos i vinte Shqipërisë epidemia! Ministrinë e drejton një…

706
Sigal

Avokat Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë një reagim të fortë për gjendjen e krijuar në vend pas përhapjes së koronavirusit.

Sipas Ngjelës masat duhet të ishin marrë më shpejt, me mbylljen e kufirit me Italianë shumë më parë. Avokati shprehet se kjo ndodh kur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë është një mësuese biologjie dhe jo një mjeke e specializuar.

Jo vetëm kaq, por Ngjela kërkon urgjentisht që ministrinë këto ditë ta drejtojë një profesor që njeh epidemiologjinë.

“E nga të mos i vinte Shqipërisë epidemia: ministrja e Shëndetësisë nuk qenka mjeke, por një mësuese biologjie.

E ku e kupton dot Ramë ziu që ministri i shëndetësisë duhet të jetë profesor në mjekësi, dhe jo vetëm kaq, por që të jetë edhe epidemiolog. Ky është kusht në Perëndim, se vlera e tij del e shfaqet në një orë rreziku epidemik. Kaq!

Kjo epidemi mund të zgjasë me muaj. Urgjentisht ministrinë sot duhet ta drejtojë një profesor në medicinë, që njeh epidemiologjinë. Vetëm një mësuese biologjie, si kjo që kemi, nuk mund ta kuptonte dot që epidemia e mbart me vete frikën shoqërore, dhe sot në Itali jetojnë 800 mijë shqiptarë, të cilët do t’i drejtoheshin shtëpive të tyre me frikë (!)

Turp!

Epidemia mbërriti në Shqipëri nga Italia, dhe me anë të shqiptarëve të infektuar atje. Po masat në kufirin shqiptar çfarë ishin? Masat e ministres qenë ato që iu kërkon mësuesja e fillores nxënësve të një fshati të humbur të Shqipërisë.

Të na rrojë miqësia Rama!”, shkruan Ngjela.