VIDEO/ Alolli prezanton zgjidhjen e parë të madhe: Termoizolim të gjitha banesave të korçarëve

87
Sigal

Kandidatja e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Korçës, Ledina Alolli, ka prezantuar zgjidhjen e parë të madhe, pas 14  majit.

Me një postim në Facebook, Alolli shkruan se, do të bëhet termoizolimi i të gjitha banesave të korçarëve.

‘Sapo prezantuam zgjidhjen e parë të madhe, termoizolimi i të gjitha banesave të Korçarëve.

Pritja për idenë ishte shumë entuziaste.

Ky është vetëm një shembull se si do të duket Korça e së ardhmes: e ngrohtë, e shëndetshme, e gjelbër, e pastër, moderne’, shkruan kandidatja për bashkinë e Korçës, Ledina Alolli.