Vepror Hasani/ PS dhe aleatët për 25 vjet me radhë injoruan komunitetin mysliman

721
KORÇË- Ndryshe nga Partia Demokratike, Partia Socialiste ende nuk i ka bërë të njohura emrat e kandidatëve për këshillin bashkiak të Korçës që do të dalin në zgjedhjet e 21 qershorit. Për këtë arsye, gjithkush pret të njihet me emrat e kandidatëve dhe raportet e përfaqësimit. Si do të jenë të përfaqësuara komunat, që tashmë do t’i bashkohen bashkisë Korçë: (Bulgarec, Voskop, Voskopojë, Lekas, Vithkuq, Mollaj dhe Drenovë)? Kush do të jenë kandidatët për këshilltarë të qytetit të Korçës? Sa do të jenë meshkuj dhe sa do të jenë femra, sa intelektualë dhe sa biznesmenë, sa agronomë dhe veterinerë (sepse tashmë duhet marrë parasysh edhe fshati) dhe sa inxhinierë, mjekë, juristë etj? A do të ketë njerëz të inkriminuar, a do të ketë çupa hallash e djem tezesh? Sigurisht, pyetjet janë të pafundme, (sepse njerëzit nuk janë më ata të dy-tri dekadave më parë, kur nuk dinin asgjë për zgjedhjet e lira, të ndershme e demokratike), por, mbi të gjitha, gjithkush kërkon të dijë si do të jetë përfaqësimi i komunitetit mysliman dhe atij ortodoks, pasi deri më sot, (për 25 vjet me radhë), Partia Socialiste dhe partitë e tjera të mjata, (Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Demokristiane etj) kanë luajtur me komunitetin mysliman në mënyrën më të turpshme të mundshme. Partitë e majta, me në krye Partinë Socialiste, (që nga vitet 90 e deri më sot), në qytetin e Korçës e prezantuan veten si parti ortodokse. Që të gjitha, nuk bënë gjë tjetër veçse nëpërkëmbën atë pjesë të popullsisë që mendohet se i përket besimit mysliman. (Shyqyr Zotit që këto parti nuk u kërkuan shqiptarëve ndërrimin e emrave ashtu siç u kërkohet emigrantëve tanë që jetojnë në Greqi!). Ku e gjenin këtë frymëzim kaq të shëmtuar partitë e majta, ne këtë gjë nuk e dime, por e sigurtë është se këtë lloj frymëzimi nuk e kanë gjetur te muzat shqiptare. Ndokujt ky parashtrim i çështjes mund t’i duket i eksagjeruar, ndoshta edhe i pabesueshëm, mirëpo të vërtetat që do të sjellim më poshtë nuk mund të mohohen dot kurrsesi.
Partia Socialiste
Katër vjet më parë, Partia Socialiste u përfaqësua në Këshillin Bashkiak të Korçës me 15 anëtarë. (Listën e anëtarëve po e paraqesim të plotë). Çfarë vihet re në këtë listë? Nëse mundeni hidhini një sy. Nuk kërkohet të jesh ndonjë vëzhgues i mprehtë me cilësi të jashtëzakonshme për të vërejtur ndonjë detaj të padukshëm që fshihet “me lezet” në listën e anëtarëve të këshillit bashkiak të Partisë Socialiste. Jo, mjafton edhe një vështrim i rëndomtë për të kapur atë që është tërësisht e dukshme si një njollë e zezë në një sfond të bardhë, apo siç thuhet ndryshe: “si e qepura nga një samarxhi”. Në këtë listë të famshme të anëtarëve të majtë të këshillit bashkiak, tek-tuk gjen ndonjë emër myslimani ndërsa gjithë të tjerët (pothuajse që të gjithë) i përkasin besimit ortodoks. A nuk ndiheni të trishtuar kur lexoni një listë të tillë? A ka shqiptar në këtë vend që e dëshiron një ndarje të tillë? Atëherë, përse kuzhina Socialiste dhe e aleatëve të saj gatuajnë këtë lloj çorbe? A e kuptojnë dot këto parti se çfarë fyerjeje i bëhet pjesës tjetër të popullsisë, apo ndihen të ngazëllyera kur të tjerve u shkaktojë dhimbje dhe dëshpërim? Të ketë qenë ndonjë pavëmendje rastësore e Partisë Socialiste të Korçës?! Askush nuk e beson dot këtë gjë, sepse e njëjta praktikë është ndjekur edhe në këshillat bashkiake të dala nga zgjdhjet e mëparshme vendore. Përse ndodhte kështu? Më mirë se kushdo tjetër këtë gjë mund të na i thonë vetë liderët e djeshëm dhe të sotëm të Partisë Socialiste, që me dashje apo pa dashje banorët e Korçës i trajtuan si “ca të nënës” dhe “ca të njerkës”, por që dëmet kanë qenë të pallogaritshme. Kjo preferencë e Partisë Socialiste , sigurisht që ndikoi edhe në punësim, strehim dhe poltika të tjera zhvillimore dhe ekonomike, në favor të një komuniteti dhe në dëm të një komuniteti tjetër Veç kësaj, nuk mund të thuhet se këto parti të majta ndihmuan në forcimin e bashkëjetesës fetare, përkundrazi e kundërta mund të ketë ndodhur.
Aleatët e Partisë Socialiste
Çudia bëhet edhe më e madhe kur zbulon se edhe partitë e tjera të majta kanë preferuar të ndjekin të njëjtën politikë ashtu si Partia Socialiste, pra, të përzgjedhin si kandidatë për këshillin bashkiak, vetëm persona që vijnë nga radhët e besimit ortodoks. A thua se edhe në këtë rast, këto praktika të tilla të kenë qenë të paqëllimshme? Rastësi? Padashje? (Edhe listën e tyre do ta japim të plotë). Atëherë le t’i marrim me radhë këto parti të vogla e të shohim të vërtetën e tyre: Partia Social Demokratike në zgjedhjet e 4 viteve më parë u përfaqësua me një anëtar dhe ai është ortodoks; Partia Demokracia Sociale, u përfaqësua me një anëtar dhe ai është ortodoks; edhe Partia Demokristiane u përfaqësua me një anëtar edhe ai është ortodoks. Pra, që të gjitha së bashku, si front i majtë me në krye Partinë Socialiste, kanë parapëlqyer që të përzgjedhurit e tyre të vijnë nga besimi ortodoks. Dhe kjo ndodh në qytetin e Korçës, në një qytet që ka një specifikë të veçantë, (përsa i përket raporteve të popullsisë myslimanë-ortodoksë), të cilët, që nga shpllja e krahinës autonome të Korçës e në vijim, u përpoqën të ruajnë raporte të barabarta përfaqësimi, gjë që u respektua edhe nga regjimi i Enver Hoxhës. Megjithatë, partitë e majta, çuditërisht, dolën kundër traditës së konsoliduar përgjatë një shekulli. Pse ka ndodhur kështu? Ne nuk jemi në gjendje ta shpjegojmë pasi nuk shohim asgjë të mirë në këtë mënyrë sjelljeje të të majtëve, ndërsa nuk mund të themi dot se qëllimi i tyre ka qenë dashakeqës. Mbetet që vetë liderët e partive të japin shpjegimin e tyre. Megjithatë, e sigurtë është një gjë: nëse vijohet me praktika të tilla, destabiliteti është i pashmangshëm.
Partia Demokratike
Por, ndryshe nga Partia Socialiste, Partia Demokratike e Korçës ka qenë më e vëmendshme ndaj përfaqësimit të të dy komuniteteve (myslimanë dhe ortodoksë) nga të cilët përbëhet qyteti i Korçës. Edhe listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, atë të katër viteve më parë, do ta sjellim të plotë, ashtu sikurse do t’u njohim edhe me kandidatët e aleatëve tradicionale të Partisë Demokratike. Pra, 4 vjet më parë, PD-ja u përfaqësua me 10 anëtarë, ku vërejmë se komuniteti mysliman dhe ai ortodoks janë përfaqësuar në raporte të barabarta. Ndërkaq 7 anëtarë të tjerë të këshillit bashkiak vinin nga aleatët e Partisë Demokratike, por edhe këto parti të vogla përpiqen të jenë të përfaqësuar nga të dyja komunitetet. Ndërkaq, Partia Demokratike, aktualisht ka bëri të njohur edhe listën e kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit. Ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se është një listë mjaft dinjitoze, me përfaqësim të barabartë dhe kandidatë të përzgjedhur mirë. Me këtë rast PD-ja le tëshërbejë si pasqyrë ku PS-ja të shohë vetveten nëse i mungon diçka në tërësinë e saj apo e ndjen veten të plotë
LSI-ja përfaqësim dinjitoz të të gjithë shqiptarëve 
Një tjetër ndjesi përjeton kur i referohesh Lëvizjes Socialiste për Integrim. Edhe kjo parti i përket spektrit të majtë por kur vjen puna te përfaqësimi, nuk gjen asgjë të ngjashme me Partinë Socialiste dhe partitë e tjera të majta. Te Lëvizja Socialiste për Integrim shqiptarët gjejnë përfaqësimin më shembullor të mundshëm. Një përkujdesje e tillë të bën të ndihesh mirë, i bën shqiptarët ta shohin veten pranë njëri-tjetrit, pavarësisht se cilit besim i përkasin. Politika të tilla i japin garanci bashkëjetesës fetare, e kundrta mbart rreziqe të mëdha. Në zgjedhjet e para 4 viteve Lëvizja Socialiste për Integrim u përfaqësua me tre anëtarë, ku në përbërje të këtij grupi i gjen të përfaqësuara të dyja besimet e qytetit të Korçës. Veç kësaj, anëtarët e saj spikatin si figura intelektuale të mirënjohura dhe të respektura nga qytetarët. Si përfundim, mund të themi se kjo ishte tabloja e këshillave bashkiake në Korçë, të kompozura nga vetë partitë politike. Pra, nga sa shihet, (prej listave të publikuara), vihet re një gjë: përveç Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, (të cilat, çuditërisht, kanë shpërfillur komunitetin mysliman), gjithë partitë e tjera, kryesisht të djathtat dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, janë përpjekur të ruajnë një raport përfaqësimi të barabartë. Sigurisht, tashmë përbërja e popullsisë për bashkinë e re të Korçës, me bashkimin e 7 komunave të tjera, ka ndryshuar shumë. Popullsia e komunitetit mysliman është rritur ndjeshëm në numër, pothuajse në një përqindje maksimale. Për këtë arsye, gjithkush pret të shohë kush do të jenë kandidatët e Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj; nëse kanë ndryshur diçka në qëndrimet e tyre të mëparshme apo do të vijojnë me të njëjtat praktika ashtu si edhe më parë, duke përkrahur një komunitet e duke i bërë karshillëk një komuniteti tjetër.
Vepror Hasani
KËSHILLTARËT E PARTISË DEMOKRATIKE
(Më 21 qershor)
1. Andrea Nesti Mano
2. Ledina Bardhyl Alolli
3. Devis Xhezar Osmani
4. Sorina Vangjush Koti
5. Flamur Muharrem Sala
6. Mirela Thoma Qeleshi
7. Bujar nevruz Vila
8. Lorenca Apostol Cukali
9. Erion Skënder Haruni
10. Arjana Pavli Jorgji
11. Fredi Bexhet Xhemo
12. Arjana Adriatik Pupa
13. Përparim Ymer Kutrolli
14. Alket Pavli Zheku
15. Artur Adem Lisi
16. Alma Pëllumb Bregasi
17. Maqo Sotir Andoni
18. Semi Irfan Begollari
19. Vilson Vladimir Myrtollari
KËSHILLTARËT E PARTISË SOCIALISTE
(Këshilli aktual)
1. Ahmet Hoxhallari
2. Olsi Ekonomi
3. Agim Kacani
4. Rajmonda Nase
5. Irena Nikaj
6. Ilirjan Pendavinji
7. Irena Kallço
8. Erjon Nexhipi
9. Lorenc Glozheni
10. Nikollaq Pandeli
11. Ana Verushi
12. Thanas Tona
13. Vasilika Petri
14. Arto Adili 
15. Raqi Themeli
Partia Social Demokratike
1. Ermal Shirka
Partia Demokracia Sociale
1. Petraq Premti
Partia Demokristiane
1. Ilia Jatagani
PARTIA DEMOKRATIKE
(Këshilli aktual)
1. Agron Azisllari
2. Aleko Papakozma
3. Gjergji Mero
4. Jonela Spaho
5. Bledi Shkëmbi
6. Pëllumb Beqiri
7. Vlefta Bejko
8. Albert Nika
9. Thanas Kote
10. Arjana Pupa
Partia e Ballit Kombëtar
1.Shkëlqim Kajmaku
Bashkimi Liberal Demokrat
1. Ilir Bajloz
Partia Republikane
1. Vangjush Dishnica
2. Enjti pazaj
Lëvizja Socialiste për integrim
1. Jorida Remaçka
2. Gurie Gollobërda
3. Arben Ilia
Sigal