Kriza me COVID-19/ Kryemadhi: Pas depresionit familjar do të kemi depresion ekonomik, duhen marrë masa

276
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duke folur në emisionin “Kjo javë” nga gazetarja Nisida Tufa në “News 24”, deklaroi se koronavirusi mund të bëjë që Shqipëria të përballet me një depresion ekonomik.

Pjesë nga intervista:

Znj. Kryemadhi flasim pak për ju dhe për ta bërë pak më ndryshe këtë intervistë. Keni qenë disi e tërhequr, të paktën nga daljet publike në këto kohë, keni qëndruar në shtëpi, si është dita juaj në këto javë?

Kryemadhi: Të katërta javët kanë qenë javë me angazhim të jashtëzakonshëm të një shtëpiakeje, me gatime, me larje, me pastrime dhe me rregullime. Me lexim shumë pak mund të themi shumë pak faqe, ditët e fundit mund të jenë ditë të cilat mund të kem filluar për të lexuar sa më pak. Pjesa më e madhe ka qenë në shërbim të familjes, të fëmijëve, të Ilirit, të prindërve, në mënyrë të tillë për të pasur një normalitet familjar. Mendoj se ka qenë një lloj pushimi dhe respektimi nga ana ime, nuk mendoj se është koha për të bërë politikë të madhe, shumë njerëz më shkruajnë dhe më pyesin se çfarë do të bëjmë. Nuk mendoj se ka ndonjë gjë të madhe për të bërë sot. Çdo ditë karantine është një gur i hequr në themelin e ekonomisë shqiptare, faktikisht dhe çdo ditë që qeveria nuk merr absolutisht asnjë masë për të krijuar një lloj mundësie dhe ndihme ekonomike ose krijimin e një infrastrukture apo vizioni të qartë ekonomik për bizneset shqiptare do të jetë akoma më e rëndë. Mungesa e informacionit dhe vetëm duke na dhënë arkivolet e të vdekurve në Iran apo në ndonjë vend tjetër dhe duke mos dhënë atë çfarë bën Gjermania se si në ditë bëjnë 50.000 testime, do të ishte shumë më pozitive për opinionin publik dhe për të pasur edhe një lloj anti-virus siç është lufta kundër depresionit. Jo vetëm depresionit familjar por edhe kundër depresionit ekonomik që pasojat sigurisht që qeveria do t’i ketë dhe askush tjetër.

 

 

Znj. Kryemadhi, çfarë propozoni ju ndryshe nga qeveria për biznesin?

Kryemadhi: Unë nuk kam absolutisht asgjë ndryshe nga ato çfarë ka propozuar opozita në bllok. Në si LSI kemi ngritur një grup përsa i përket çështjes së shëndetësisë ku është Z. Vasili, Z. Tavo dhe Znjsh. Kërpaçi të cilët ndjekin hap pas hapi të gjithë procedurën e kësaj situate të karantinës dhe kësaj situate të pandemisë ku për hir të së vërtetës pa asnjë lloj kompleksi po them se Z. Vasili është një nga mjekët i cili në përiudhën kur ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë ka manaxhuar qoftë ‘gripin e derrit’, qoftë ‘H1N1’, të gjithë…