Vendi më i korruptuar në Evropë, po kthehet në parajsën e plehrave

404
Sigal

Francë 24: Sa siguri
ofron Shqipëria për importin e plehrave, si do të riciklohen ndërkohë , që e ka
mjaft të vështirë kontrollin e territorit dhe të doganave?


Vendi
më i korruptuar në Evropë, kërkon të kthehet në parajsën e plehrave 

 

Ligji
i importit të plehrave, duket se ka marrë jehonë të gjerë edhe përtej kufijve,
aq sa është pasqyruar edhe në televizionin ndërkombëtar francez “Francë 24”.
Pikërisht ky i fundit ka zhvilluar një kronikë speciale për çështjen e shumë debatuar.
“Francë 24” e nis kronikën e saj duke thënë, se qeveria shqiptare, po ngulmon
për miratimin e këtij ligji, pavarësisht kundërshtisë që ka ndeshur nga
shoqëria civile, por edhe Presidenti. “Qeveria shqiptare po shtyn për një ligj
që do të legalizojë importimin e mbetjeve të para në vend. Autoritetet thonë se
kjo do të sigurojë një rritje të ndjeshme në sektorin e riciklimit dhe
ekonominë e gjerë. Por shumë qytetarë kanë shprehur dyshime në aftësinë e
autoriteteve për të monitoruar në mënyrë strikte importin e mbetjeve, kjo në
vendin më të korruptuar të Europës, i cili tashmë është duke luftuar me
tonelata mbeturina të papërpunuara.” e nis kronikën e saj televizioni francez
Televizioni francez ka qenë në vendin tonë ku ka pyetur nga afër si biznesmenët
e interesuar për këtë ligj ashtu edhe shoqërinë civile që është shprehur e
palëvizshme se është kundër importit të mbetjeve. Sipas biznesmenëve, kjo do të
hapë me qindra vende pune dhe se Shqipëria i ka të gjitha kapacitetet për
riciklimin e këtyre mbetjeve. Mes të intervistuarve është edhe Kryetari i
Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduart Shalsi, i cili sqaron se vendi ynë
nuk ka si synim depozitimin e plehrave, por do të importojë vetëm ato mbetje që
sipas tij futen në “listën e gjelbër të BE”. “Është shumë e rëndësishme të
kuptojmë se zhurma e krijuar se Shqipëria do të kthehet në një depozitë të
mbetjeve është e pavërtetë. Ajo që ne do të importojmë është ajo që në BE quhet
si lista e gjelbër e mbetjeve.” është shprehur Shalsi Në mbyllje të speciales,
“France 24” shprehet se qeveria shqiptare po kërkon ta kthejë vendin në një
parajsë të riciklimit të mbetjeve, por duhet të marrë parasysh kapacitetet që
ka dhe vështirësitë që ky import krijon. “Shqipëria po kërkon të kthehet në
parajsën e riciklimit të mbetjeve në Evropë. Por sa është e mundur kjo për
shtetin më të korruptuar të Europës, dhe që e ka mjaft të vështirë kontrollin e
territorit dhe të doganave? Sa siguri ofron Shqipëria për qytetarët e saj se
çfarë do të importohet dhe si do të riciklohet? Për të gjitha këto, qeveria
duhet të japë një përgjigje, përpara se ky ligj të nisë zbatim.” e mbyll
specialen e saj televizioni francez Sakaq, ligji i importit të plehrave që
ishte parashikuar të kalonte këtë të enjte në Kuvend, është shtyrë për vitin
tjetër, pas kundërshtimeve që ka pasur edhe brenda vetë mazhorancës. /Gazeta
Express/