Veliaj sulmon PD: Sahati i Tiranës në 4 vite mbeti 12. Berisha dhe Mediu oferta e Republikës së Re

527
Kryebashkiaku Erion Veliaj në një takim me banorët e njësisë nr.1, tek fusha “Ali Demi” nuk kurseu ‘thumbat’ në drejtim të Lulzim Bashës, paraardhësin e tij në Bashkinë e Tiranës.
Ai solli në vëmendje dhe impresionet e ditës së tij të parë të punës si i pari i kryeqytetit në vitin 2015. Veliaj tha me ironi dhe mes batutash se sahati i Tiranës, i cili rezultonte i prishur, i kishte ngelur ora 12.

“E mbaj mend ditën time të parë të punës, pasi puna ime është më e mrekullueshme. Pse nuk u bënë këto punë njësoj si vite më parë, pse nuk u pastrua kjo zonë. Por kjo e bën diferencën e bën gjumi nga puna. Kur shkoj në zyre ditën e parë, dal në dritare dhe shoh një mur ngjitur veç me zhargavina, dhe shoh që sahati ishte i ngelur. 4 vjet sahati 12”, tha Veliaj. Nga ana tjetër kryebashkiaku i Tiranës u ndal dhe tek kandidaturat e PD-së për Tiranës, ndërsa nuk kurseu rezervat për ish-rivalin e tij, Halim Kosova, Grida Dumën, sali Berisha dhe Mediun, të cilët kandidojnë në Tiranë për deputetë.

“Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës ishte i mirë, por humbi me 5000 vota. Sollën dhe Gridën që se donte Durrësi që të konkurrojë në Tiranë. Dhe Mediun që të bëjë Tiranën si Gërdecin. Dhe në Tiranë vjen Saliu dhe Mediu, oferta e Republikës së Re. Boll me këto shaka”, pohoi Veliaj.
Sigal