Aksident në aksin Lushnje-Berat, babai i dehur përplaset me foshnjen në makinë

432
Një foshnje 3 muajshe i ka shpëtuar për mrekulli një aksidenti në aksin rrugor Lushnje-Berat, kur maina e drejtuar nga i ati në gjeje të dehur, u përplas me një mjet tjetër dhe përfundoi në kanal. Pas hetimeve, u mësua se Viktor Toska ishte grindur me bashkëshorten dhe ishte larguar nga shtëpia në fshatin Kumarak të Beratit, duke marrë me vete beben e sapolindur. Në afërsi të Lushnjes, mjeti i tij u përplas me një furgon që udhëtonte nga Kuçova.

Policia dhe zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të nxjerrë nga mjeti 43-vjeçarin së bashku me foshnjen, e cila ndodhej në pjesën e sediljen e pasme të pasagjerëve, i futur në një shportë bebi. 

Babai dhe foshnja ndodhen në spitalin e Lushnjes, jashtë rrezikut për jetën.
Sigal