Veliaj me të rinjtë: Zgjedhim modein e punës dhe jo të kafeneve

421
Në një bashkëbisedim me votuesit e rinj në Tiranë, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo e tij për zgjedhjet lokale, është një fushatë e të rinjve.
“Në këtë fushatë ne po punojmë me dy modele, modelin e Marias, që me punë, djersë dhe sakrificë i hapen dyert e jetës dhe modelin ku gjërat arrihen se je djali i babit kryeministër.
Pikërisht ky është modeli i Shkëlzenit, ku “Holliwood”-i po bën një film për të dhe Gërdecin, ku u vranë 26 njerëz dhe u pasuruan disa të tjerë.
Pikërisht këtu ndahen pikëpamjet tona.
Ne duam që të rinjtë dhe njerëzit të dalin në jetë përmes punës, ndërsa ata po përpiqen të na tregojnë se po i shtype njerëzit dhe po i vrave, bëhesh i famshëm.
Megjithatë, ne kemi modelin tonë që është drejtimi i duhur”, tha Veliaj.
Veliaj ka prezantuar edhe 10 pikat e programit të cilat janë:
1. Themelojmë Këshillin e të Rinjve.
2. Buxheti për rininë.
3. Karta e të Rinjve dhe Studentit.
4. Shkollat si Qendra Komunitare.
5. Nxisim sipërmarrjet rinore.
6. Siguria në Shkolla.
7. Inkubatori i Biznesit.
8. Ekipet sportive dhe kampionatet mes shkollave.
9. 6 Qendra Rinore.
10.Do të rikthejmë RINFEST-in.
Sigal