Veliaj me investitorë të huaj: Do vlerësoj çdo ide të sipërmarrësve

461
Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet lokale të 21 qershorit, Erion Veliaj zhvilloi sot një dëgjesë me bisneset dhe investitorët e huaj. Në fjalën e tij, Veliaj është shprehur se është shumë e rëndësishme për të që të dëgjojë çdo ide që biznesi në Tiranë ka, duke theksuar se do respektojë secilën prej tyre.
Ai ka theksuar se me marjen në drejtim të Bashkisë së Tiranës do të krijojë Këshillin Ekonomik të Bashkisë, ku biznesi do të ketë përfaqësuesit e vet.
veliaj
“Dua të dëgjoj edhe këndvështrimin tuaj në lidhje me ndarjen e re territoriale. Unë kam bërë një kërkesë për Krijimin e Këshillit Ekonomik të Bashkisë, ku biznesi do të ketë përfaqësuesit e vet në këtë këshill. Do të respektoja çdo ide që ju keni që bashkia të koordinohet sa më mirë me ju. Një ide tjetër që unë kam dhënë është heqa e barrierave për procedurat”, ka thënë Veliaj.
Sigal

Bregasi: Veliaj i ka dhënë provat që i mban premtimet e bëra, kam disa kërkesa

Në këtë takim ishte i pranishëm edhe Luan Bregasi, Kreu i Biznes Albania. Në fjalën e tij Bregasi e përgëzoi kandidatin Veliaj për ideimin e zyrave të punës, në punën e bërë në arsimin profesional dhe për implementimin e sistemit Gjerman në biznesin shqiptarë, si një sistem i cili është mjaft i rëndësishëm në ecjen e vendit përpara. 
Gjatë diskutimit të tij ai parashtroi disa kërkesa që ndihmojnë drejpërdrejtë zhvillimin e biznesit.
“Veliaj i ka ideuar dhe udhëhequr zyrat e punësimit. Ka punuar në ndërtimin e arsimit profesional. Ka ideuar sistemin gjerman si mjaft i rëndësishëm në ecjen përpara të biznesit
Unë kam disa kërkesa: E para lidhet me një përfaqësim më të madh të biznesit në Bashki duke theksuar si mjaft të rëndësishme ngritjen e Komisionit Ekonomik.
E dyta, mund të ketë një komision të biznesit që përpara se bashkia të marë vendime të konsultohet me këtë komision.
E treta dhe shumë i rëndësishëm është edhe fondi i punësimi për nxitjen e biznesmenëve të rinj.
Së katërti , një klimë miqësore me investitorët e huaj ku të ketë një frymë bashkëpunuese dhe lehtësuese me këto investitorë.
Gjithashtu, biznesi të ketë peshën dhe rolin e vete në punët rregulluese të Kryeytetit” tha Bregasi