Veliaj: Kemi filluar ndërhyrjet në Kombinat, zona me problemeatikat më të mëdha

470
TIRANË – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është ndalur ditën e sotme në njësinë nr.6 në zonën e Kombinatit, ku ka prezantuar aty Adriatik Merko, administrator të kësaj njësie
I shoqëruar edhe nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, Veliaj tha se kjo njësi është ajo që ka pasur edhe problematikat më të mëdha dhe se bashkia ka nisur menjëherë punën për zgjidhjen e nevojave që banorët e kësaj zone kanë.
“Këtu nuk ka pasur asnjë minurt ndërprerje të shërbimeve ndaj për këtë dua tju falenderoj”
Aleancën e parëne e kemi me qytetarët. Problemet e tyre janë detyrat tona të shpisë. Kombinati ka qenë një nga vendet ku kemi pasur dhe problematikat më të më të mëdha përsa i përket infrastrukturës, ndërtimeve etj. Por ndryshimet nuk mund të bëhen në një dutë ndaj ne kemi filluar me operacionet, fillimisht atë në njësinë nr.5 i cili më vonë do të shtrihet edhe në njësitë e tjera.
Inisjativë në bashkëpunim me ministrinë e brendshme të një pakete që të ndërhyjë bashkia aty ku është uzurpuar dhe janë zaptuar hapsirat publike të ndërhyjë për çlirimin e tyre. Sepse kosttot e të gjithë këtyre i paguajnë qytetarët e thjeshtë. Tani e tutje të gjithë ata që kanë zaptuar dhe kanë pushtuarhapsirat publike do të paguajnë një faturë dhe do të gjobiten. Sepse qytetarëty e thjeshtë u duhet të paguajnë taksat për punëtorët e bashkisë që të prishin ato hapësirra që kanë ndërtuar pa leje ozurpuesit”, – tha kryebashkiaku Veliaj.
Nga Kombinati, Veliaj u bëri thirrje edhe një herëtë gjithë qytetarëve që ti bashkohen aksionit të Bashkisë së Tiranës për pastrimin e qytetit.
“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që në 4 shtatorë ti bashkohen aksionit për pastrimin e qytetit. Nëse ata bëhen pjesë e kuptojnë se çfarë rëndësie ka për qytetarëty pastrami i qytetit. I kam kërkuar administratorittë njësisë që tëbëjë një inventarëtë të gjithë nevojave që ka komuniteti. Dhe të fillojmë të zgjidhim gradualishttë gjitha nevojat me buxhetin që do vëmë në dispozicion për komunitetin.
Bashkia do të duhet të përfshihet në projekte që më parë nuk përfshihej, si psh. Parku i Vaqarrit. Për ta kthyer atë në një park shlodhje për të gjithë qytetarëte Tiranës”, tha Veliaj. 
Sigal