Vasili: Vendi në situatë kritike, i bllokuar nga COVID, bora dhe pa kryeministër

182
Sigal

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka kërkuar nga mediat që të kryejnë misionin e tyre dhe të thonë të vërtetën lidhur me situatën ku ndodhet vendin. Vasili shprehet se situate me pandeminë është alarmante, ndërsa vendit i shtohet edhe izolimi nga bora.

Nënkryetari i LSI shton se në këtë situata emergjente kryeministri nuk është në detyrë dhe ka lënë qytetarët në mëshirë të fatit.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit në Facebook:

“Media tregoni te verteten e Shqiperise ne hall kritik dhe pa Kryeminister !! Shqiperia eshte pa kryeminister ne mes bores dhe COVID! 1159 raste me COVID dhe perqindje kritike pozitiviteti rreth 29%.

Rruget te bllokuara nga bora, mijra hektare nen uje nga permbytjet. Situate me rende nuk behet.

Nje kryeminister i pashpirt rri me ore perpara TV ne zyrat luksoze dhe shet mashtrime pa fund.

Asnje fjale e kryeministrit te pashpirt  per Pandemine, qe po ben hatane dhe ku shqiptaret jane ne meshire te fatit.

Asnje fjale e kryeministrit per mijra qytetare nen daren e ujit, bores, ngrices dhe te shtepive te rrenuara nga termeti. Kryeministri ka vetem nje moto dhe nje qellim:

#PunëpërNdranghetënGjumëpërQytetarët. Ndaj ju Media boll u perdhoset duke dhene me ore te tera diarrete psiqike malinje te ketij armiku te pashpirt te shqiptareve.

Ndaj ju Media BOJKOTOJENI boll u bete Megafone te nje batakciu politik, qe gjithmone i le vetem shqiptaret kur ata jane ne hallin me te madh.

Ndaj ju Media dilni ane kend Shqiperise dhe tregoni hallet e nje populli te tradhetuar braktisur e plaçkitur nga qeveria.

Ndaj ju Media permbushni ndershmerisht dhe pa u perdorur misionin tuaj, qe shqiptaret neser te mos ju perbuzin e neverisin!!