Vasili: Qeveria e analfabetëve do të verifikojë titujt shkencorë ?!

355
Sigal

Nga Petrit Vasili

Ua ua qeveria e analfabeteve do te verifikoje titujt shkencore ?!

Kryeministri perballe pedagogeve,me kurajon e marrë qe vjen vetem prej padijes se thelle,mbushi bulçite dhe me plot gojen tha:

“Ne do të mundohemi dhe të bëjmë transparencë. Pedagogët e mirë do të ndahen nga ata sharlatanët. Kjo bëhet përmes pikave që ne kemi menduar.”

Qeveria e analfabeteve, qe as shqipen e ministrave te vet nuk qeveris dot, do te ndaje shkencetaret nga jo shkencetaret,do te ndaje te diturit nga te paditurit, do te ndaje dijetaret nga genjeshtaret.
Gjëmë e padegjuar kjo.

Sic ndajne koncesionet dhe tenderat me qeveri ashtu duan te ndajne edhe titujt shkencore.

Edhe ne kohen e partise punes nje budallallek i tille nuk ndodhi kurre,bile ishte e kunderta dhe shteti e partia nuk hyne deri aty.

Reforma me mire qe mund te beje qeveria eshte te fuse ne kurs vehten per te mesuar shqipen, qe e flasin si kemishe e veshur mbrapsht dhe e dyta te mesojne fare pak logjike aq sa niveli i shkolles fillore, se me shume nuk mbajne.