E rëndë/ U aksidentua para pesë ditësh në Elbasan, ndërron jetë në spitalin e Traumës

385
Sigal

Pesë ditë pasi u aksidentua nga një automjet, Zelije Ceka ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Një automjet e përplasi atë të mërkurën e kaluar së bashku me bashkëshortin, Fatmir Cekën, të cilët ishin duke kaluar rrugën. Bashkëshorti i saj ndodhet në trajtim intensiv në Spital.

Aksidenti ndodhi në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Pajovë. Ata ishin duke kaluar rrugën në momentin që u përplasën nga një makinë. Në polici është shoqëruar drejtuesi i mjetit me inicialet M.B.

Njoftimi që dha policia për ngjarjen:

Në aksin rrugor Peqin- Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin M.B., ka aksidentuar dy shtetas ( bashkëshortë), këmbësorë, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.