Vasili: Pas tërmetit, emergjencë hartimi i një plani sanitar

465
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në studion e “Abc-ja e Mëngjesit” me Enkel Demin vlerësoi emergjencën e një plani sanitar pas tërmetit.

Sipas Vasilit, ky plan është i domosdoshëm dhe se drejtuesit e shëndetit publik duhet të jenë në terren.

Vasili theksoi se ndërtesat e prishura kanë potencial dëmtues të shëndetit publik, ndërsa nuk janë marrë masa për një gjë të tillë.

“Pse duhet një plan sanitar? Duke filluar që nga ndërtimet e prishura dhe mbi të gjitha në të gjitha qendrat e grumbullimit kërkohen mjete sanitare. Ndërtesat e prishura që bashkë me to ka dëmtim të kanaleve dhe të gjithë këto së bashku kanë potencial dëmtues të shëndetit publik. Një nga artikujt e parë që kërkohet ndihma janë tonelata klor për të parandaluar një risk për një epidemi. Një plan sanitar pas tërmetit është nevojë jetike. Të tërë komunitetet që ju shikoni kërkojnë së pari një mbikëqyrje sanitare të vazhdueshme. Ndjekja me plan sanitar duhet të jetë edhe në tavolinën e emergjencës. Duhet të verifikohen të gjithë fëmijët për vaksinimin. Të gjithë drejtuesit e shëndetit publik duhet të jenë në terren. Nuk ka raportime për gjendjen shëndetësore. Pas prishjes duhet të hynin ekipet. Prishjet duhet të ndodhin pasi Prokuroria të marrë vendimin për mbylljen e hetimeve. Prokuroria duhet të thotë fjalën e fundit. Ne kemi një hetim të pa kryer të 21 shtatorit, kjo e bëri edhe më të rëndë 26 nëntorin. Shumë ndërtesa, pati denoncime në tv tuaj se nuk u morën masa. Apo në zonën e Thumanës që pa bërë ato, ka njerëz që humbën jetën”, shprehet nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Pse duhet urgjentisht një Plan Sanitar Post Termet? Mungesa e nje plani sanitar eshte nje mungese kritike per perballimin e emergjences.Duke filluar që nga ndërtimet e prishura dhe mbi të gjitha në të gjitha qendrat e grumbullimit kërkohen mjete sanitare. Ndërtesat e prishura që bashkë me to ka dëmtim të infrastruktures se kanalizimeve dhe nyjeve sanitare te vete ndertesave dhe të gjithë këto së bashku kanë potencial dëmtues të shëndetit publik. Ndaj edhe një nga artikujt e parë që kërkohet ne ndihmat per emergjencen janë qindra tonelata klor për të parandaluar një rrisk për një epidemi te perhapur. Riverifikimi i gjendjes shendetesore fhe rikorrektimi i terapive per te gjithe te semuret kronike.Ndjekje md plan te vecante e frave shtatezana dhe femijve nen nje vjec dhe deri ne pese vjec.Riverikimi i planit dhe zbatimit te kalendarit te vaksinimit.Monitorimi i rrepte i cilesise se ujit dhe hotspoteve qe kane rreziqe teper te shtuara ne periudhat posttermet.Një plan sanitar pas tërmetit është nevojë jetike. Të gjithe komunitetet kërkojnë së pari një mbikëqyrje sanitare të vazhdueshme. Plani sanitar duhet të jetë nje nga dokumentet me te rendesishem në tavolinën e emergjencës.Të gjithë drejtuesit e shëndetit publik dhe te shendetit paresot duhet të jenë në terren.

Gepostet von Petrit Vasili am Donnerstag, 5. Dezember 2019