Aktorja e njohur i jep fund beqarisë, ja propozimi i veçantë…

476
Sigal

Aktorja e njohur Emma Stone i ka thënë “Po” partnerit të saj, Dave McCary.

Dyshja po shijon prej dy vitesh romancën e tyre dhe tashmë ka vendosur të hedhë një hap të ri në lidhje.

Dave i ka propozuar aktores me një unazë diamanti të cilën Emma e ka treguar në foto, teksa buzëqesh nga lumturia.

Vetë Dave e ka publikuar foton me partneren në profilin e tij në Instagram, ndërsa ajo po bën tashmë xhiron e rrjetit.

Për herë të parë, Emma dhe Dave u panë së bashku në nëntor të vitit 2017, në New York.

Besohet se çifti është takuar në dhjetor të vitit 2016.