Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, lideri i LSI Ilir Meta tha se eshte i gatshem te takohet me liderin e PD Lulzim Basha por tha se ai ndodhet ne nje situate mosbesimi.
“Zoti Basha është në një situatë mosbesimi ndaj edhe besoj që unë në cdo moment jam gati ta takoj ndaj mendoj që një angazhim zyrtar i PPE do të ishte rruga më e mirë për të filluar sa më shpejt dialogun dhe për të zhbllokuar situatën sa më shpejt”, tha Meta.