Tabaku: Rama ka dështuar në tetë vjet, njerëzit kërkojnë ndryshim në 25 prill!

166
Sigal

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, vijon takimet në terren, duke trokitur në çdo familje dhe biznes.

“Kudo që trokasim shohim se si Rama ka dështuar, si i ka mashtruar për 8 vjet njerëzit, në ç’gjendje i ka lënë. Te cilido që takojmë shohim se si kërkon me shpresë që gjërat të ndryshojmë më 25 prill’, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Në çdo familje e biznes që trokasim shohim se si Rama ka dështuar, si i ka mashtruar për 8 vjet njerëzit, në ç’gjendje i ka lënë. Te cilido që takojmë shohim se si kërkon me shpresë që gjërat të ndryshojmë më 25 prill.

Rama është e djeshmja, ai është njeriu që mban peng Shqipërinë, është fytyra përfaqësuese e korrupsionit dhe klientelizmit. Dështimi i tij nuk është fatura jonë.

Të gjithë e kanë të qartë se çfarë i pret me një qeverisje arrogante dhe të korruptuar me Edi Ramën dhe nga ana tjetër me një qeverisje normale me Lulzim Bashën.

Në 25 Prill Rama humbet dhe Shqipëria Fiton. #shqiperiafiton