Prof. Dr. Kastriot Islami: Mos e lini veten që t’ju marrë edhe jetën Edi Rama!

277
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Lajm i meposhëm është shqetësues për ju, por mos u fusni në panic, se e keni vetë në dorë ta ndryshoni ecurinë e kësaj të keqeje në 25 prill 2021. Jua them këtë, sepse disa minj të fshehur në bodrumet e qeverisë “Rama” në lidhje të ngushtë me disa personazhe të dyshimtë të vendour diku, (këtë rradhe nuk po i dekonspiroj vendin) përpiqen që t’ju fshehin të VËRTETËN me gjoja justifikimin se kjo e vërtetë është “fake neës”, që synon të t’ju fusë në panik. Dhe ta bllokojnë faqen time të facebok, por kam vendosur se, nëse kjo ndodh, çështjen do ta dërgoj deri në Gjykatën Europaine të të Drejtave të Njeriut, edhe sikur ta humb këtë çështje. Gjykoj se është pengimi i së “vërtetës”, që ka krijuar një gjendje reale të tmerrshme tek shqiptarët, prandaj ata janë në panik. Pra paniku nuk vjen nga zbulimi i të vërtetës, por nga “aleanca e qelbësirave”, që tenton t’ju fshehë të vërtetën…!

Jemi në këtë gjendje shumë të rëndë nga kriza e COVID se qeveria “Rama”, e paaftë dhe e papërgjegjshme, e ka lënë vendin në rënie të lirë. Është vendi i vetëm i NATO-s dhe i vetmi në Europë, që qeveria i ka lënë qytetarët pa asnjë mbrojtje, që të krijohet “IMUNTETI I TUFES”…Përse?

1) Nga të dhënat të besueshme, madje zyrtare rezulton se vjet kanë vdekur më shumë se në vitin 2019, mbi 6500 qytetarë shqiptarë. Kjo e lidhur me krizën sanitare nga COVID!

2)Vetëm në 2 muaj e 20 ditë nga viti 2021, nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar 2106 viktima nga COVID (nuk ende ka të dhëna të besueshme për numrin e saktë të viktimave nga COVID, që me shumë gjasa mund të jetë më i lartë së 2106).

3) Portali prestigjioz amerikan HEALTH DATA me adresë ( https://covid19.healthdata.org/albania?vieë=total-deaths…) parashikon që deri në 1 korrik 2021 numri i viktimave nga COVID mund të shkojë deri në 2769 në skenarin më të pritshëm dhe në skenarin më të keq 2884, kurse në skenarin më të mirë 2501 viktima.  Pra, edhe mbi 650 viktima të tjera deri në 1 korrik!